Senatori amerikan dëgjohet live duke sharë, kishte probleme teknike

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 14:33
Senatori amerikan dëgjohet live duke sharë, kishte probleme teknike

Duke mos ditur se ishte para kamerës së një kompjuteri, senatori amerikan, Tom Carper mallkoi disa herë gjatë një seance në internet të Komitetit të Senatorëve për Siguri Kombëtare.

E gjithë ngjarja ndodhi përpara fjalimit të tij, në një mbledhje të Bordit, në të cilin anëtarët i bënin pyetje Louis DeJoyt, zyrtarit kryesor të Shërbimit Postar të SHBA-ve, raporton FOX News.

Seanca iu kushtua problemeve në punën e shërbimit, i cili u kritikua edhe vetë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Senatori 73-vjeçar nga radhët e demokratëve u zemërua dukshëm për vështirësitë teknike që kishte me kompjuterin dhe për këtë arsye kërkoi ndihmë. Ndërkohë, kryetari i Komitetit Ron Johnson, dëshironte t’i jepte fjalën senatorit, James Lankford duke kuptuar se Carper kishte një problem.

“Si shumica e amerikanëve këtë vit, Senatori Carper ishte i irrituar nga vështirësitë teknike, por kjo është më pak e rëndësishme në lidhje me zhgënjimin e tij nga puna e Shërbimit Postar gjatë krizës kombëtare”, tha një zëdhënës i senatorit.

Vështirësitë teknike në kompjuterin e Carperit u korrigjuan dhe më pas senatori mbajti fjalimin që kishte përgatitur.

(Kosova Sot Online)