Pandemia në 7 ditët e fundit: Të shëruar më shumë se sa të infektuar, 67 të vdekur

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 15:41
Pandemia në 7 ditët e fundit: Të shëruar më shumë se sa të infektuar, 67 të vdekur

Ditëve të fundit në Kosovë situata pandemike është lehtësuar paksa, duke u rritur ndjeshëm numri i personave të shëruar krahasuar me rastet e reja të infektimeve me COVID-19.

Në të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për 7 ditët e fundit, numri i personave që janë shëruar është dukshëm më i madh se rastet e reja.

Megjithatë numri i vdekjeve përgjatë kësaj periudhe s’ka qenë i vogël.

Gjithsejtë persona të shëruar brenda 7 ditëve të fundit janë 1 mijë e 385 persona.

Raste të reja të personave të infektuar janë 1 mijë e 62 persona.

Pra për 7 ditët e fundit në Kosovë janë 323 persona të shëruar më shumë se sa numri i rasteve të reja për të njëjtën periudhë kohore.

Derisa persona të cilët kanë humbur jetën nga COVID-19 brenda 7 ditëve të fundit janë 67.

(Kosova Sot Online)