Lajmi i fundit: Vdes nga Covid-19 një qytetar nga Mitrovica

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 12:45
Lajmi i fundit: Vdes nga Covid-19 një qytetar nga Mitrovica

Edhe një person tjetër nga rajoni i Mitrovicës ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm si pasojë e infektimit me Covid-19. Viktima ishte i moshës 83-vjecare si dhe po trajtohej në spitalin e Vushtrrisë.

Zyrtarë të spitalit të Vushtrrisë bëjnë me dije se në spitalin “Sheikh Zayed” janë edhe 33 pacientë të shtrirë për Covid-19.

Nga ta, dy persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe të njëjtit janë të intubuar. Me simptoma, por të pakonfirmuar me Covid pozitiv janë edhe 4 persona të shtrirë në këtë spital.

Ndërkohë 28 pacientë të tjerë janë të konfirmuar me koronavirus.

Për fat të mirë asnjë mjekë i spitalit të Vushtrrisë ende nuk është infektuar me Covid-19. Ndërkohë fat të njëjtë nuk kanë pasur infermierët. 8 infermierë të këtij spitali tashmë janë të konfirmuar me koronavirus.

(Kosova Sot Online)