Sot takohen krerët e koalicionit, ja për çka flasin

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 08:05
Sot takohen krerët e koalicionit, ja për çka flasin

Sot në orën 15 do të takohen Mustafa, Haradinaj dhe Limaj, të cilët do të diskutojnë për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Uashingtonit.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeminisitri Hoti.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj, do të bisedohet për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washingtonit.

Ai tutje ka njoftuar se temë do të jenë edhe çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit

Ndërkaq tutje ka bërë të ditur se do të takojë edhe ministrat përkatës dhe kryetarët e komunave për të biseduar për menaxhimin e pandemisë.

“Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për tu dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj covid-19”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)