Tri takime, këto janë ngjarjet e paralajmëruara të zhvillohen sot në Kosovë

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 08:50
Tri takime, këto janë ngjarjet e paralajmëruara të zhvillohen sot në Kosovë

Për sot janë paralajmëruar tri takime të cilat do të mbahen gjatë ditës në Kosovë dhe përbëjnë kalendarin e sotëm ditor të ngjarjeve.

Drejtoria për Ekonomi dhe Financa e Komunës se Prizrenit do të mbajë takim me shefat e grupeve të asamblistëve për të diskutuar për kërkesat dhe sugjerimet lidhur me investimet kapitale që rekomandohen të përfshihen në buxhetin e vitit 2021. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00).

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti takohet me kryetarët e komunave për t’u dakorduar për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e vitit të ri mësimor dhe analizimin e efektit të masave ndaj COVID-19. (Ndërtesa e qeverisë, ora 11:00).

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pret në takim liderët e koalicionit qeverisës për t’i informuar për zhvillimet në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washingtonit, si dhe për të diskutuar për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 15:00).

(Kosova Sot Online)