Një djalë në Gjakovë e ka raportuar në Polici babanë e tij

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 10:17
Një djalë në Gjakovë e ka raportuar në Polici babanë e tij

Rastet e dhunës në familje po vazhdojnë të ndodhin në Kosovë. Një i fundit ka ndodhur në Gjakovë. Aty sipas Policisë së Kosovës një person është ankuar se kishte pasur dhunë sistematike nga prindi i tij. Si pasojë e sulmit fizik nga babai, djali është dashur që të marrë edhe trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 28 gushtit, rreth orës 3 të mëngjesit.

“Gjakovë 23.08.2020-03:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar – babai i tij .Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)