Gjuriq zbulon për çfarë tema do të flitet në takimin e Uashingtonit

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 11:12
Gjuriq zbulon për çfarë tema do të flitet në takimin e Uashingtonit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se pala serbe po shkon në takimin e Washingtonit më 4 shtator, e gatshme për një bisedë konstruktive dhe do të jetë e hapur për bisedime mbi ekonominë.

“Synimi i nikoqirëve për t’u përqëndruar në ekonomi përkon me qëndrimin tonë se zhvillimi i lirë i njerëzve, kapitalit, mallrat dhe shërbimet, heqja e barrierave dhe lidhjet më të mira ekonomike është e nevojshme në të gjithë rajonin për zhvillimin e përbashkët”, tha ai për Veçernje Novosti.

Kosova dhe Serbia do të takohen në Uashington me datë 4 shtator. Ende nuk janë bërë të ditura temat e diskutimit, derisa, Kosova nuk ka bërë të ditur ende se kush do të jetë pjesë e delegacionit.

(Kosova Sot Online)