Kryeministri Hoti e mbyll për media takimin me kryetarët e komunave

  • G.G /
  • 24 August 2020 - 12:12
Kryeministri Hoti e mbyll për media takimin me kryetarët e komunave

Pa prezencën e mediave është duke vazhduar takimi në mes të përfaqësuesve të Qeverisë në krye me kryeministrin Avdullah Hotin dhe kryetarëve të komunave.

Mediat janë lejuar të filmojnë vetëm në fjalën hyrëse të zëvendëskryeministrit Goran Rakiq dhe të kryeministrit Avdullah Hoti.

Në këtë takim do të flitet për menaxhimin e situatës me pandeminë, fillimin e vitit të ri shkollor dhe ndihmën financiare për komunat.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin, Goran Rakiq, ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe me kryetarët e të gjitha komunave, diskutuam për bashkërendimin e aktiviteteve dhe menaxhimin e situatës së pandemisë #COVID19 në komuna”, ka shkruar kryeministir Hoti në Facebook.

 

Bashkë me zëvendëskryeministrin, Goran Rakiq, ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministrin e Shëndetësisë,...

Publiée par Avdullah Hoti sur Lundi 24 août 2020

(Kosova Sot Online)