Ia rruajnë kokën vajzës që u dashurua në serb, Franca përzë familja boshnjake

  • G.G /
  • 24 August 2020 - 12:36
Ia rruajnë kokën vajzës që u dashurua në serb, Franca përzë familja boshnjake

Franca pritet ta dëbojë një familje nga Bosnja e Hercegovina e cila ka keqtrajtuar të bijën e saj për shkak të lidhjes me një djalë me origjinë nga Serbia, paralajmëroi ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, raportojnë mediat e Beogradit.

I kanë rruar kokën dhe e kanë rrahur sepse “u dashurua në një të krishterë”. I shokuar nga kjo torturë ndaj 17-vjecares”, ka shkruar ministri i Brendshëm francez.

 “Posa të përmbyllet procedura gjyqësore, do të shoqërohet deri në kufi, meqë s’kanë çfarë të lypin në tokën e Francës”, ka shkruar Darmanin në Twitter.

Vajzën shtatëmbëdhjetëvjeçare të besimit islam, me origjinë nga Bosnja e Hercegovina, e ka keqtrajtuar fizikisht familja e saj pasi kishin marrë vesh se ishte në lidhje me një djalë, të krishterë, nga Serbia, kanë raportuar më herët mediat franceze.

Prindërit bashkë me dajën dhe tezën e saj e kanë goditur fytyrës e në trup, e pastaj ia kanë rruar flokët e kokës.

(Kosova Sot Online)