Diskutohet për mundësinë e heqjes së kufizimeve për bizneset

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 12:57
Diskutohet për mundësinë e heqjes së kufizimeve për bizneset

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është takuar sot me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin.

Veliu ka shkruar në Facebook se me Rukiqin kanë diskutuar për situatën e përgjithshme me pandeminë.

Ai ka folur edhe për heqjen e disa kufizimeve për bizneset.

“Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundësinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese. Po ashtu, biseduam edhe për format e angazhimit tonë të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

 

Me kryetarin e Odeës Ekonomike teë Kosoveës, Berat Rukiqi, diskutuam peër situateën e peërgjithshme rreth menaxhimit teë...

Publiée par Agim Veliu sur Lundi 24 août 2020

(Kosova Sot Online)