Hoti: Nuk shkojmë kah lirimi, numri i të vdekurve është shumë i madh

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 13:35
Hoti: Nuk shkojmë kah lirimi, numri i të vdekurve është shumë i madh

Kryeministri Hoti thotë se numri i të infektuarve po zvogëlohet, por, sipas tij, numri i të vdekurve nga virusi është “shumë i madh, tepër”.

Kryeministri Avdullah Hoti nuk premton se do të lehtësohen masat për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

“Nuk do të ketë nevojë për masa sforcuese, por këshilla dhe informim. Nuk mund të them se do të shkojmë kah lirimi, sepse  situata me Covid nuk është duke u lehtësuar. Është fakt se ne kemi një numër më të vogël me raste, por numri i rasteve me fatalitet është shumë i lartë, tepër”, thotë Hoti.

Ai thotë se qytetarët janë vetëdijesuar e thuajse të gjithë po mbajnë maska vazhdimisht, prandaj sipas tij, do të vazhdojnë me

“E them me kënaqësi se është krijuar kultura e respektimit të masave”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot Online)