Mes lotësh Labi e përcjell Arlindën për shërim në Turqi

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 14:38
Mes lotësh Labi e përcjell Arlindën për shërim në Turqi

Labinot Tahiri vazhdon që të kontribuojë në mbledhjen e parave të shumta për shërimin e disa prej qytetarëve kosovarë të sëmurë.

Së fundi ai u morë me rastin e një vajze të re, Arlindës.

Sot Labi ka informuar se Arlinda ka arritur në Turqi, për t’u trajtuar në një prej spitaleve atje teksa bëri thirrje që të vazhdojë tubimi i parave për të, sepse më pas duhet paguar spitalin.

Labi madje tha se ky ishte raste më i vështirë për t’u tubuar paratë, për shkak të pandemisë.

Njoftimi i poltë i Labit:

Sot, Ishte një moment gëzimi, por, edhe mêrzie , ku një vajzes së re me keta bystekë, do ti bijnë flokët nga kimioterapia që do i bëjë gjatë diteve me radhë për shêrimin e saj!

Në keto momente , kishte lot gëzimi edhe lotë shqetsimi nga ana jonë, për arsye se derisa e kemi sjellur patêm mund jo të lehtë, por, kur ke miqë si : Ademin, Lulin, Kadir, Nurtenen, pa dyshim se çdo gjë shkoi mirë.

Kishim knaqesi ku bëm shetitje këto ditë në Turqi, por mendjen do ta kemi te Arlinda deri në shërimin final.

Zoti ju bekoftë dhe shêrim sa ma të shpejtë.

Labi

(Kosova Sot Online)