Lajm i mirë: Shërohen 152 persona nga Covid 19 në Kosovë

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 15:10
Lajm i mirë: Shërohen 152 persona nga Covid 19 në Kosovë

Brenda një ditë në vendin tonë janë raportuar  152 persona si të shëruar nga Covid 19. Më këtë trend të të shëruarve Kosova po e kalon gati javën e parë ku numri i të shëruarve është më i lartë se sa i të infektuarve.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.”, thuhet ne njoftimin e IKSHPK’së.

(Kosova Sot Online)