Këto janë komunat e Kosovës në të cilat u paraqitën rastet e reja me koronavirus

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 15:19
Këto janë komunat e Kosovës në të cilat u paraqitën rastet e reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 13 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19. Ndërkohë 99 persona të tjerë rezultojnë si të infektuar me Covid 19 në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raportet ditore të këtij institucioni.

Të infektuarit me Covid 19 janë nga komunat si në vijim:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë.

(Kosova Sot Online)