Komuna e Podujevës i reagon IKSHPK’së që njoftoi për 6 infektuar

  • A.P /
  • 24 August 2020 - 16:12
Komuna e Podujevës i reagon IKSHPK’së që njoftoi për 6 infektuar

Komuna e Podujevës i ka reaguar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shifrat e të infektuarve të publikuara sot. Në reagim thuhet se kjo komunë i ka vetëm dy raste të reja sot, e jo gjashtë sa ka njoftuar IKSHPK

Ky reagimë shtë bërë në faqen e Komunës së Podujevës në Facebook.

“Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisëë Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi vetëm dy raste pozitive, e jo gjashtë siç paraqiten ne njoftim”, thuhet në reagim.

Sipas Komunës së Podujevës, katër personat tjerë nuk janë nga kjo komunë, por punonjës dhe të burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc.

“Katër personat tjerë nuk janë nga komuna e Podujevës, por punonjës dhe të burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)