Vdes zyrtari i lartë në Komunën e Gjilanit

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 10:16
Vdes zyrtari i lartë në Komunën e Gjilanit

Ka vdekur drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Zijadin Maliqi.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e viktimës, të cilët njoftuan se i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Ju njoftojmë se sot me datë 25.08.2020, ne moshë 65 vjeqar ndërroj jetë prindi im Zijadin (Faik) Maliqi.

Zijadin Maliqi ishte 14 vite prof i lëndëve ekonomike dhe 1992-1998 Këshilli Kombëtar për Financim, kurse nga pas lufta në vitin 2000-2001 punonte si Autoriteti Qendror Fiskal ( AQF), 2001-2004 Drejtor i DBF, 2004-2007 Menagjer i Zyrës së Prokurimit

2007 (6 muaj) dhe më pas ishte Ushtrues i detyres së Kryeshefit Ekzekutivit, Dy mandate anëtar (këshilltar) i KK në Gjilan, 2015-2017- Drejtor i DBF kurse së fundmi ishte Drejtori për Buxhet dhe Financa në Gjilan.

(Kosova Sot Online)