Gjashtë persona rrihen mes vete në Drenas, arrestohen nga policia

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 10:39
Gjashtë persona rrihen mes vete në Drenas, arrestohen nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona dje në fshatin Zabel I poshtëm të Drenasit pasi të njëjtit ishin rrahur mes vete.

Sipas policisë mes tyre janë përdorur mjete të forta, ku lëndime kanë pësuar katër prej tyre

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & KANOSJE: Fsh. Zabel i poshtëm, Gllogoc  24.08.2020-16:43.  Janë arrestuar  gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ka ardhur teri tek rrahja mes tyre ku janë përdorur edhe mjete të forta. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit pesë prej tyre mbahen në ndalim policor për 48-orë ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)