Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për bixhoz të paligjshëm

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 10:50
Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për bixhoz të paligjshëm

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, më 23 gusht, pasi që i njëjti dyshohet për organizim të bixhozit të paligjshëm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i PK-së:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM

Rr. Bardhyl Qaushi, Gjakovë, 23.08.2020-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte organizuar bastet  në një lokal. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)