Gjuriq zbulon 2 kërkesat serbe për takimin e Washingtonit

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 12:32
Gjuriq zbulon 2 kërkesat serbe për takimin e Washingtonit

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot ka folur për takimin e 4 shtatorit që do të mbahet në Ëashington në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Beogradi drejt Washingtonit do të udhëtojë bashkë me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se Kosova duhet të harrojë punën e njohjes së pavarësisë.

“Ne kemi një qëndrim të qartë. Siç ka thënë presidenti Vucic, ata nuk duhet të ëndërrojnë storjen e Kosovës së pavarur. Le të flasim për tema praktike, bashkëpunim, kjo është ajo që duam”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq tutje ka thënë se Serbia do të insistoj në diskutimin e çështjeve ekonomike, dhe ka thënë se do të kërkojnë hapjen e kufijve për çdo kënd që dëshiron të bëjë tregti, pasi sipas tij Serbia është vendi që shet më së shumti në rajon.

Sipas Gjuriqit, delegacioni serb në Washington do të kërkojë gjithashtu edhe diskutime për krijimin e lidhjeve rrugore Bujanovc-Konçul- Podujevë, meqë ai thotë se një rrugë e tillë do të mundësojë lidhjen me të mirë të serbëve.

(Kosova Sot Online)