Rama: Qeveria ka bërë një rezervim për vaksinën anti-Covid

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 14:46
Rama: Qeveria ka bërë një rezervim për vaksinën anti-Covid

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë në lidhje me mundësinë e porositjes së një vaksine anti-Covid, në çastin kur kjo e fundit do të arrihet.

Përballë mjekëve të QSUT në Tiranë, Rama deklaroi se qeveria e ka bërë një rezervim për vaksinën anti-Covid, kur ajo të dalë.

Rama: Kemi bërë dhe një rezervim për vaksinën kur të dalë. Edhe kjo është histori më vete që do e shohim si do vijojë, pa llogaritur këta që flasin për çipa që do ju fusin në trup që janë pjesë e një fantazie të cmendur

SPITALI INFEKTIV – Me mjekët dhe infermierët në vijën e parë të betejës me COVID19Mirënjohje, respekt dhe këmbëngulje së bashku, për të vijuar një përballje unikale në jetën tonë me një virus që ka sulmuar botën dhe na sfidon çdo ditë në jetën e në punën tonë! Do të vazhdojmë pa u lodhur, pa e humbur fokusin dhe toruan, me angazhim maksimal e durim të madh, deri në fund, bluzat e bardha në zjarrin e luftës me vdekjen në trupin e pacientëve, ne në mbështetje të tyre, duke rritur më tej kapacitetet njerëzore e materiale në atë frontSë shpejti do të njoftojmë konkretisht edhe një rritje masive pagash, për të gjithë mjekët dhe infermierët e Shqipërisë#RESPEKT

Publiée par Edi Rama sur Mardi 25 août 2020

Më tutje kryeministri ka folur për mundësinë e futjes sërish në karantinë gjatë muajve të vjeshtës e dimrit. Rama tha hapur se nuk do të ketë më izolim, pasi sjellë dëme dhe shkatërrim të ekonomisë e psikologjisë së qytetarëve.

Rama: Kemi një sfidë të madhe publike, kjo nuk është një betejë që zhvillohet vetëm në spital, por cdo ditë, ku cdo kush duhet të bëjë rolin e tij, ndërkohë që virusi, ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur për 4 muaj, por është këtu për një periudhë që nuk dihet sa do të zgjasë, duhet të mësohemi me këtë dinamikë të re. Nuk mund të zgjedhim mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, pasi sjell dëme dhe shkatërrime të një natyre tjetër, që kanë kosto në aspektin ekonomik, por edhe psikologjik.

Rama ka folur gjithashtu edhe për vendimin e qeverisë për hapjen e shkollave në shtator. Kryeministri e ka shprehur shqetësimin për sfidat që sjell vendimi i hapjes së shkollave, duke kujtuar se dhe i biri hyn në klasë të parë dhe se fëmijët nuk janë imun ndaj Covid.

Rama: Kemi marrë vendimin për hapjen e shkollave, dihet fëmijët janë më pak të rrezikuar, por nuk janë imunë, janë transmetues. Kemi cunin që do shkojë në klasë të parë, me maskë, ti themi mos tako, mos u përqafo, rri larg, vendoset në një situatë që psikologjikisht është komplet e panjohur nga pikëpamja e pasojave që lë në aspektin e zakoneve që krijon, se ne si prindër themi takoje, përqafoje, ndërkohë që duhet ti themi të kundërtat, sfidë e jashtëzakonshme por ajo që vlen të thuhet është se ne na ka zgjedhur, nuk e kemi zgjedhur.

(Kosova Sot Online)