Hoti nga manastiri i Deçanit: Brenda javësh do të gjendet një zgjidhje që ka pajtimin e të gjitha palëve

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 15:44
Hoti nga manastiri i Deçanit: Brenda javësh do të gjendet një zgjidhje që ka pajtimin e të gjitha palëve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar manastirin e Deçanit.

Kreu i Qeverisë, ka thënë se ka diskutuar me autoritetet komunale të Deçanit për çështjen e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë.

Ai ka garantuar se brenda disa ditësh apo javësh do të gjendet një zgjidhje që ka pajtimin e gjitha palëve.

“Biseduam që të gjejmë një zgjidhje e cila sigurisht merr parasysh interesat e qytetareve të Deçanit, por gjithashtu edhe nevojat për ta ruajtur këtë trashëgimi”.

“Ne u dakorduam që të bisedojmë për të gjetur një zgjidhje”.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, tha se rruga do të shtrohet patjetër.

“Ne patëm një takim, vizituam Manastirin, jemi në rrugë për t’i zgjidhur çështjet. Zgjidhjet do t’i bëjmë të përbashkëta. Ka shumë konteste, zgjidhja është vetëm një patjetër që rruga do të shtrohet”.

Hoti, më 16 gusht kishte kërkuar që të ndalen punimet në ndërtimin e rrugës në fjalë.

(Kosova Sot Online)