“E mora Covid-in në klubin e natës… infektova familjen, kurse babai po vdes”

  • E.K /
  • 25 gusht 2020 - 15:58
“E mora Covid-in në klubin e natës… infektova familjen, kurse babai po vdes”

Isha lodhur shumë në shkollë, nuk kisha frekuentuar asnjë vend të mbyllur, por kur erdhi ditëlindja e shokut tim të ngushtë, vendosëm që vetëm kësaj here të shkonim në një lokal nate.

Ky është rrëfimi i një vajze të re italiane, që e mori koronavirusin pikërisht pas festës në lokalin e natës. Media italiane ‘Corriere della Sera’ ka përcjellë historinë e treguar nga vetë vajza. Për shkak të saj e gjithë familja u infektua, ndërsa i ati është në gjendje të rëndë në spital.

Më poshtë rrëfimi i vajzës:

 “Unë dhe miqtë e mi kishim vendosur të mos shkonim në disko dhe vende të mbyllura për të shmangur infeksionet, por ajo e shtunë ishte ditëlindja e mikut tim më të dashur, si nuk mund të festonim deri vonë? Menduam se asgjë nuk do të ndodhte për një natë. Ishte fillimi i filmit horror që po përjetoj. Javën tjetër fillova me simptoma si ftohja dhe kolla dhe mendova se ishte për shkak të ajrit të kondicionuar.

Unë shkova te mjeku dhe ai më tha që nuk kisha simptoma të Covid. Kështu që vazhdova jetën time normale, shkova në një restorant me babin, luajta letra me gjyshërit e mi dhe kemi parë TV të gjithë së bashku në divan. Javën tjetër ata njoftuan se kishte qenë një person pozitiv tek klubi ku unë shkova

Rezultati i testit tim: pozitiv. Të gjithë anëtarët e familjes sime u testuan. Vetëm mami ishte negative. Gjyshërit pozitiv, kushëriri im 12 vjeç dhe babi po ashtu. Gjyshi përfundoi në spital dhe tani po shërohet. Unë, kushëriri dhe gjyshja ime nuk patëm asnjë problem dhe pas katër javësh të mbyllur në shtëpi testuam negativë. Por babai jo

Ai është nën kujdes intensiv prej dy javësh, i intubuar. Ai po lufton me të gjitha fuqitë e tij dhe unë nuk mund ta shoh, nuk mund ta ndihmoj, nuk mund ta kthej gjithçka pas. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ja fal vetes.

Vazhdimisht mendoj për lumturinë e asaj mbrëmjeje, për pasojën e saj të tmerrshme, dhe lutem që babi ta kalojë edhe këtë. Mendova se vera e vitit 2020 thjesht do të ishte e mërzitshme, përkundrazi, ajo u bë më e keqja e jetës sime. Shpresoj të paktën që historia ime të jetë e dobishme për bashkëmoshatarët e mi.

(Kosova Sot Online)