Historia emocionuese e vajzës pa këmbë që u braktis nga prindërit

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 15:59
Historia emocionuese e vajzës pa këmbë që u braktis nga prindërit

Jennifer u braktis nga prindërit e saj të lindjes dhe u la në një jetimore në Rumani, por u birësua nga një çift nga një qytet i vogël në Illinois, i cili e rriti duke besuar se ajo mund të bënte gjithçka që dëshironte.

Ajo përdorte një karrige me rrota "për të mos u bërë pis" dhe mund ta shtynte veten kudo që donte të shkonte me krahët e saj. I pëlqente ta kalonte kohën duke ngjitur pemët dhe luante sporte që e vogël, duke përfshirë bejsboll, basketboll dhe duke u marrë me gjimnastikë.

Ajo filloi të merrej me akrobaci duke bërë lëvizje akrobatesh në një trampolinë në oborrin e prindërve të saj. Së shpejti, filloi të merrej profesionalisht me akrobaci dhe madje u bë akrobatja kampione e shtetit të Illinois.

Në moshën 16-vjeçare, ajo kishte dëshmuar se mund të realizonte gjithçka që i shkonte ndërmend. E dinte që qëndrimi i prindërve të saj birësues ndaj jetës e kishte shtyrë drejt përmbushjes së të gjitha qëllimeve, por gjithashtu dëshironte të dinte më shumë për rolin që mund të ketë luajtur gjenetika e saj, kështu që pyeti prindërit e saj se çfarë dinin për prindërit biologjikë.

Image

U zbulua se ata kishin një sekret të madh për të.

Kur nëna e Jennifer-it i tha asaj se mbiemri i familjes ishte Moceanu, ajo menjëherë e dinte që gjimnastja olimpike Dominique Moceanu ishte motra e saj biologjike.

4 vjet më vonë, Jennifer i shkruajti një letër Dominique, duke përfshirë disa dokumente gjyqi dhe foto. "Ishte 10 dhjetori i 2007-ës që ndryshoi botën time,"- tha ajo.

Dominique nuk e dinte që vogëlushja ishte dhënë për birësim. Ajo zbuloi se babai i saj kishte vendosur ta jepte fëmijën sa më shpejt që nga momenti që lindi dhe kurrë nuk e ktheu kokën pas për vendimin që kishte marrë.

(Kosova Sot Online)