Kush ishte anëtari i LDK-së që vdiq nga COVID-19

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 08:09
Kush ishte anëtari i LDK-së që vdiq nga COVID-19

Betejën me coronavirusin e ka humbur mbrëmë edhe Hysni Jerliu, nënkryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Raskovë.

Lajmin për vdekjen e Jerliut e kanë dhënë miqtë e të ndjerit, me anë të postimeve në rrjetin social Facebook, teksa kanë njoftuar se ai ishte i infektuar me coronavirus.

Për Jerliun u tha se luftoi me sëmundjen deri në momentet e fundit, ndërsa veprimtarinë e tij ia kushtoi atdheut si një njeri me karakter, moral e pastërti shpirtërore.

Ndër dedikimet e shumta që ia kushtuan Jerliut, personat që e njohën nga afër, është përmendur edhe mesazhi që i ndjeri ia kishte dërguar një miku të tij me fjalët “ruajuni se nuk ish lojë”, duke ua bërë me dije të tjerëve rrezikun që shkakton coronavirusi.

(Kosova Sot Online)