Gjendet një person i vdekur në një auto-servis në Prishtinë

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 08:44
Gjendet një person i vdekur në një auto-servis në Prishtinë

Gjatë ditës së martë një person është gjetur pa shenja jetë në një auto-servis në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se bëhet fjalë për një mashkull. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes.

“Prishtinë 25.08.2020 – 11:05. Është raportuar se në një auto-servis,  është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësia përkatës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa IML ka bërë tërheqjen e turpit të pa jetë të viktimës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)