Erdogan i nxjerrë dhëmbët Greqisë: Do marrin të gjitha ato që na takojnë në det, mos të bëjnë të fortin…

  • G.G /
  • 26 August 2020 - 12:51
Erdogan i nxjerrë dhëmbët Greqisë: Do marrin të gjitha ato që na takojnë në det, mos të bëjnë të fortin…

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan ka dalë paraditen e sotme me një paralajmërim të fortë në lidhje me konfliktin me Greqinë Ai u shpreh prerë se Turqia do të marrë gjithçka që i takon në Egje dhe Mesdhe.

“Ata që pushtuan Anadollin vetëm një shekull më parë duke e lënë në kushte të mjerueshme, tani janë duke bërë të fortin në Egje dhe Mesdhe.

Kjo i ngjan dikujt që fërshëllen ndërkohë që është duke ecur në varreza. Ne do të marrim gjithçka që na takon në Egje dhe Mesdhe, dhe këtë do ta bëjmë me çdo kusht”, u shpreh Erdogan.

Për javë të tëra, Turqia dhe Greqia janë në një “luftë të ftohtë” mes tyre në Egjeun Lindor për shkak të pretendimeve mbi Zonën Ekskluzive Ekonomike aty.

(Kosova Sot Online)