Pleurat Sejdiu i reagon Ilir Tolajt pas kritikave për trajtimin e pacientëve me Covid 19 në QKUK

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 13:20
Pleurat Sejdiu i reagon Ilir Tolajt pas kritikave për trajtimin e pacientëve me Covid 19 në QKUK

Dy ditë më parë ish-sekretari i MSH-se dhe infektologu, Ilir Tolaj deklaroi se vdekjet nga Covid 19 në Kosovë po shkaktohen nga sistemi joadekuat në mjekimin intensiv në spitalet e Kosovës. Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta nga institucionet shëndetësore në vend. Madje po kërkohet që ndaj tij të merren masa edhe nga ana e institucioneve hetimore në vend. E Tolaj ka sqaruar se nuk i ka fajësuar mjekët por sistemin.

Pas SHSKUK’së sot gjatë ditës ka reaguar edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

Nga Oda e Mjekëve ka thënë se këto deklarata të Tolajt vijnë në kohën kur mjekët në Kosovë po infektohen dhe po vdesin nga Covidi. OMK ka deklaruar se Tolaj me deklaratën e tij i ka baltosur mjekët dhe i ka bërë vrastarë duke ulur reputacionin e tyre në shoqëri.

 “Është më se e lehtë që nga kolltuqet e studiove televizive, pa e kaluar asnjë ditë e orë të vetme për t’u ballafaquar me tmerrin e pasojave që po shkakton virusi, të flitet me lehtësi sugjeruese se çfarë duhet bërë. Mirëpo këtu nuk qëndron problemi, sepse krahas sugjerimeve dhe kritikave menaxhuese, kemi të bëjmë me akuza të rënda për veprim johumane që i vihen në barrë mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë”, thuhet në reagimin e OMK-së.

Por në një sqarim të Tolajt të bërë gjatë ditës së sotme ka thënë se deklaratat e tija për sistemin e shëndetësisë në Kosovë janë keq cituar nga ana e mediave.

“Një deklaratë e imja e djeshme rreth kujdesit intenziv për pacientët më Covid 19 u keqcitua nga mediat. Kështu, fjalëve të mija ju dha një tjetër kuptim. Kjo bëri që të reagojë QKUK. Shihet që reagimi i QKUK ëhtë bazuar në titujtë që mediet ja dhanë deklaratës time, sesa vet përmbajtjes së deklaratës.  Deklarat nuk ishte akuzë e as fajsim kundër askujtë, e më së paku ndaj mjekëve e infermireve që me vetëmohim po i mjekojnë këto raste, por një konstatim profesional e dashamirës, për gjendjen e një segmenti të shënetësisë siç është kujdesi intenziv”, ka shkruar Tolaj.

Por pas gjithë deklaratave, Oda e Mjekëve i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetoj rastet nëse ka neglizhencë gjatë kujdesit ndaj pacientëve, por në rast se neglizhenca nuk vërtetohet, atëherë të merren masa ndaj deklarimeve publike të Ilir Tolajt.

“Poashtu bëjmë thirrje organeve punëdhënëse që të verifikojnë ligjshmërinë dhe aspektin etik të të punësuarve të vet, në këtë rast Fakultetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në reagimin e Odës.

(Kosova Sot Online)