Çfarë marrëveshje do të nënshkruajnë Kosova dhe Shqipëria në mbledhjen e përbashkët?

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 15:42
Çfarë marrëveshje do të nënshkruajnë Kosova dhe Shqipëria në mbledhjen e përbashkët?

Zëvendëkryeministrja, Albulena Balaj Halimaj ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e një punëtorie ku është bërë harmonizimi i propozim marrëveshjeve që priten të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo ka thënë se do të nënshkruhen marrëveshje që kanë impakt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e jetës së qytetarëve të dy vendeve.

“Falënderoj grupet punuese për punën e tyre të palodhur në funksion të eliminimit të çdo pengese për përgatitjen e marrëveshjeve për mbledhjen e përbashkët që do të mbahet muajin e ardhshëm në Shkodër.

Ashtu siç kam paralajmëruar janë disa marrëveshje shumë të rëndësishme të cilat planifikojmë të nënshkruhen mes dy qeverive të cilat kanë për objektiv rritjen e mirëqenies, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave andej e këndej kufirit”, ka shkruar Balaj-Halimaj në Facebook.

 

Punëtori e organizuar mes grupeve punuese të Kosovës dhe Shqipërisë për harmonizimin e propozim marrëveshjeve mes dy...

Publiée par Albulena Balaj Halimaj sur Mercredi 26 août 2020

(Kosova Sot Online)