Bilanci: 3,406 raste aktive, 8,942 të shëruar dhe 492 të vdekur nga COVID-19

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 08:41
Bilanci: 3,406 raste aktive, 8,942 të shëruar dhe 492 të vdekur nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.840 raste nga 48.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 492 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.406.

Ndryshe, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi një ditë më parë tha se në krahasim me një muaj më parë Prishtina ka një rënie të numrit të infektuarve me COVID-19.

“Për momentin kemi rreth 1,290 raste aktive me COVID-19 në kryeqytet”, tha ai.

Gashi thotë se të nga të infektuarit shumica janë mosha që lëvizin më së shumti dhe që punojnë.

(Kosova Sot Online)