Deçan: arrestohen katër të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 11:02
 Deçan: arrestohen katër të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

Policia në Deçan ka arrestuar katër të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Hajdar Kuqi” në Deçan, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, katër të dyshuarit si grup i organizuar, kanë kultivuar bimë narkotike.

Gjatë operacionit të policisë, në një parcelë janë gjetur 216 bimë të llojit kanabis sativa.

“Gjatë operacioni në një parcelë janë gjetur 216 bimë të llojit kanabis sativa, të cilat pas marrjes se mostrave janë shkatërruar. Gjatë bastisjes, në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, një revole TT me 7 fishekë, një USB, dy tabela të veturës, një revole e llojit Zoraki me pesë fishekë dhe një pushkë njëzetëshe me pese fishekë”, njofton policia.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër te prokurorit janë dërguar në mbajtje./

(Kosova Sot Online)