Policia e kosovës hap mbi 1 mijë e 700 raste ndaj qytetarëve që s’i respektuan masat kundër Covid 19

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 11:06
Policia e kosovës hap mbi 1 mijë e 700 raste ndaj qytetarëve që s’i respektuan masat kundër Covid 19

Policia e Kosovës ka hapur mbi 1 mijë e 700 raste ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë për mbrojtje ndaj Covid 19.

Distanca e mos mbajtja e maskës ka bërë që organet e hetuesisë kosovare të hapin afro 2 mijë  raste ndaj personave të papërgjegjshëm.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Policia e Kosovës në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas kodit penal në koordinim me organet e drejtësisë ka hapur mbi 1700 raste (neni 249/250)”.

Por se sa gjoba janë shqiptuar gjatë këtyre muajve për këta qytetarë, Inspektorati Sanitar nuk po jep detaje. Ani se Gazeta ka javë që këtij institucioni i ka dërguar pyetje për këtë çështje.

(Kosova Sot Online)