Burgu në të cilin ‘shpëtimi’ i vetëm është vdekja, tortura mes kanibalëve dhe vrasësve të tmerrshëm

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 12:27
Burgu në të cilin ‘shpëtimi’ i vetëm është vdekja, tortura mes kanibalëve dhe vrasësve të tmerrshëm

Burgjet në botë janë në ndara në disa kategori. Më çnjerëzori është edhe një në Rusi. Kushtet aty janë shumë të vështira, dhe fraza më e përdorur për këtë burg është “Shpëtimi i vetëm është vdekja”

I quajtur “Black Dolphin”, ky burg i sigurisë së lartë në kufirin me Kazakistanin, strehon kriminelët më brutalë të vendit, duke përfshirë vrasësit serialë, kanibalët dhe terroristët.

Të burgosurit mbahen të izoluar dhe strehohen në qeli  që kanë tre porta çeliku. Për 90 minuta në ditë, ato transportohen në një kafaz të madh për stërvitje. Gjatë kësaj kohe, qelitë kontrollohen për kontrabandë ose sende të paligjshme.

Të burgosurit në “Dolphin Zi” mbahen nën mbikëqyrje 24-orëshe. Atyre nuk u lejohet të pushojnë ose të ulen në bankat e tyre që nga koha kur ata zgjohen derisa të vijë koha për të fjetur përsëri, rreth 16 orë.

Çdo 15 minuta, një rojë bën raunde për të siguruar që të burgosurit janë në përputhje me rregullat. Të burgosurit ushqehen katër herë në ditë.  Atyre u lejohet të lexojnë vetëm libra, gazeta dhe radio (e cila është lidhja e tyre e vetme me botën e jashtme). Kur oficerët e burgut bëjnë komandën për të burgosurit, ata duhet të përgjigjen me fjalët “po, zotëri”.

“E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ky ferr, është duke vdekur”, shprehet njëri prej togerëve të burgut famëkeq. Emrin ‘Delfini i Zi’ e ka marrë nga një delfin i zi prej druri, i ndërtuar nga të burgosurit, në hyrje të godinës.

Në kufi me Kazakistanin, ky burg famëkeq strehon kriminelët më të rrezikshëm, vrasësit, kanibalët dhe terroristët. Mesatarisht ata kanë vrarë rreth 5 njerëz për person prandaj edhe siguria është në nivele maksimale.

(Kosova Sot Online)