CDC nën presion të administratës Trump për të ndryshuar rregullat e testimit

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 12:31
CDC nën presion të administratës Trump për të ndryshuar rregullat e testimit

Një ndryshim I papritur në udhëzimet federale mbi testimet e koronavirusit erdhi këtë javë, si rezultat I presionit nga radhët e sipërme të administratës Trump, tha një zyrtar federal shëndetësor për CNN.

Ndërkohë kreu i shëndetësisë në ShBA Anthony Fauci, pohoi se në takimin e 20 gushtit, kur ishte diskutuar për ndryshimin e rregullave dhe udhëzimeve të testimit gjendej në operacion.

“Isha nën antestezi të përgjithëshme në sallën e operacionit dhe nuk isha pjesë e ndonjë diskutimi rreth rekomandimeve të reja për situatën e koronavirusit”, tha Faucci për CNN. Ai gjithashtu u shpreh se është mjaft i shqetësuar për udhëzimet e reja, të cilat parashohin se personat, që nuk kanë simptoma nuk përbëjnë rrezik për përhapje të virusit, prandaj nuk duhet bërë teste.

Këto udhëzime ishin të papritura dhe në kundërshtim me rregullat e caktuara më parë nga Qendra për Kontrollim të Sëmundjeve, të cilat parashohin se çdo person i dyshuar dhe çdo rast kontakti me të infektuar, duhet të testohet dhe më pas të izolohet edhe nëse nuk ka simptoma.

Shumë ekspertë janë shprehur të shqetësuar në lidhje me udhëzimet e reja, dhe duke u bazuar në deklaratatat e mëparshme të Donald Trump, i cili ka thënë se nëse ulet numri I testimeve do të ulet edhe numri I të infektuarve, janë të bindur se CDC ka qenë nën presion për vendosjen e rregullave të reja. 

(Kosova Sot Online)