Gjashtë të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 15:05
Gjashtë të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe  6  viktima nga Covid 19 duke çuar në 498 persona që kanë ndërruar jetë në Kosovë nga Covid 19.

Kjo u bë e ditur përmes raportit zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ky institucion ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.

(Kosova Sot Online)