Shoqëria Civile kundërshton propozimin që kryeprokurori Lumezi të marrë edhe një pozitë drejtuese

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 20:54
Shoqëria Civile kundërshton propozimin që kryeprokurori Lumezi të marrë edhe një pozitë drejtuese

Ministria e Drejtësisë ka propozuar për kryetar të komisionit për provimin e Jurisprudencës Aleksandër Lumezin.

E ky i fundit aktualisht ka dy pozita drejtuese, dhe nëse veç Kuvendi e voton që të jetë në krye edhe të këtij komisioni ky hap do të jetë në kundërshtim me ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e funksionit publik.

MD ka propozuar Lumezin për kryetar të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, Shoqëria Civile e kundërshton.

Mban njërën nga pozitat më të rëndësishme publike.

Aleksandër Lumezi, është kryeprokuror i shtetit që nga viti 2015.

Pos kësaj, ai aktualisht është edhe Kryesues i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë.

Por, Lumezi që është edhe anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, është propozuar nga Ministria e Drejtësisë të marrë edhe një pozitë udhëheqëse.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi të enjten ka bërë publike propozimin për përbërjen e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, në krye me Aleksandër Lumezin.

Selimi, e arsyeton propozimin për Lumezin me nevojën për konsistencë të punës së Komisionit, kryetar i së cilit edhe mandatin e kaluar ka qenë kryeprokurori I shtetit.

Mirëpo, një propozim I tillë në rast se miratohet edhe në Qeverinë e Kuvendin e Republikës së Kosovës është në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e  Funksionit Publik.

Është Shoqëria Civile që kundërshton një propozim të tillë.

Sipas Ehat Miftarajt, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, zgjedhja e Lumezit në disa pozita drejtuese tregon që politika po i jep shumë pushtet një individi.

Anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës janë propozuar edhe Hasan Shaja, Nebojsha Boriqiq, Afërdita Bytyqi, dhe Enver Peci.

(Kosova Sot Online)