Akuzohet për abuzim me të mitur dhe trafikim s*ksual, i burgosuri dhunon reperin e famshëm. Kërkohet …

  • G.G /
  • 28 August 2020 - 11:04
Akuzohet për abuzim me të mitur dhe trafikim s*ksual, i burgosuri dhunon reperin e famshëm. Kërkohet …

R. Kelly është sulmuar në burg nga një i burgosur tjetër. Avokati i reperit të famshëm ka kërkuar lirim të menjëhershëm të tij.

Steve Greenberg tha se klienti i tij ishte sulmuar në Metropolitan Correctional Centre, Çikago, ku R. Kelly është po pret të dalë në gjyq për akuzat për abuzim seksual.

Nuk dihet gjendja e reperit pas sulmit nga i burgosuri.

Kelly përballet me akuza për abuzim të të miturve dhe trafikim seksual.

Lajmet për sulmin ndaj këngëtarit, u raportuan fillimisht nga TMZ.

Media raportoi se një i burgosur filloi të godiste Kelly-n ndërsa ky i fundit ishte ulur në shtratin e tij.

I burgosuri ishte zemëruar pasi guvernatori i burgut ndaloi vizitat disa herë për shkak të fansave të këngëtarit që protestonin jashtë burgut.

Kelly, i cili ishte një nga yjet më të mëdhenj të R&B në vitet 1990, ndodhet në burg prej më shumë se 1 viti ndërsa pret të dalë në gjyq për akuzat e ngritura ndaj tij në Illinois, Minnesota dhe New York.

Atij iu është refuzuar tre herë kërkesa për lirim me kusht. Një gjykatës në Brooklyn tha se ekziston mundësia që reperi të kërcënojë dëshmitarët në një rast ku pretendohet se drejtoi një skemë kriminale të gjatë për të rekrutuar gra dhe vajza për të bërë seks me të.

(Kosova Sot Online)