Bekim Jashari emocionon me dedikimin për motrën

  • G.G /
  • 28 August 2020 - 12:02
Bekim Jashari emocionon me dedikimin për motrën

Bekim Jashari djali i Hamëz Jasharit, vëllait të komandantit legjendar Adem Jasharit, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Skënderajt ka bërë një dedikim të veçantë për motrën e tij, e cila sot ka ditëlindjen.

Bekimi ka zgjedhur fjalët prekëse për ta uruar motrën duke i thënë se është gjëja më e shtrenjtë në botë dhe dashuria për të nuk do të mbaroj as atëherë kur flokët e tyre do të jenë zbardhur.ti

Shkrimi i plotë i Jasharit:

Të kesh një motër, është gjeja më e bukur që mund të të ketë falur jeta, e cila nganjëherë mund të të rezervojë befasi të këndshme e të pakëndshme.

E dashur Motër,

Dhe po ta dish, që Ti je personi më i dashur për mua në këtë botë.

Dhe po ta dish, që dashurinë për Ty, do ta kem edhe atëherë kur flokët tona të jenë zbardhur.

Dhe po ta dish, që jo vetëm Motër të kam, por të kam e do të të kem edhe mikeshë.

Besartë,

Ashtu siç do të doje që fëmijët tuaj të kenë në jetë, njësoj dua edhe unë për Ty!

Përqafime dhe dashuri për Ty të pafundme, jo vetëm në këtë ditë të shënuar në kalendar, për datëlindje tënde, por 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit, gjithmonë!

Rri e buzëqeshur dhe e lumtur me të dashurit tuaj!

Gëzuar datëlindjen!

(Kosova Sot Online)