Plas sherri mes dy grave, njëra përfundon në spital

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 12:20
Plas sherri mes dy grave,  njëra përfundon në spital

Një 48 vjeçare është arrestuar nga policia e Himarës, pas një sherri që ka përfunduar me plagë, grushte e përdorimin e sendeve të forta.

Gruaja me inicialet I.Ll është përplasur me një tjetër grua për motive të dobëta. Si pasojë 48 vjeçarja I.Ll ka goditur me sende të forta gruan tjetër, duke e bërë për spital.

“Policia ka arrestuar shtetasen I. Ll., 48 vjeçe, banuese në fshatin Nivicë, Himarë, pasi më datë 26.08.2020, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta shtetasen L.Gj., e cila ndodhet e shtruar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)