Ndër armët më të fuqishme në botë, që i reziston edhe cunamit

  • G.G /
  • 28 August 2020 - 12:47
Ndër armët më të fuqishme në botë, që i reziston edhe cunamit

Arma e njohur si ‘Kanyon’ është më e fuqishmja në botë, i reziston edhe cunamit.

Ekzistenca e projektit të Kremlinit njihet si ‘Kanyon’ dhe sipas Pentagonit ai është testuar më 27 nëntor të vitit 2016 në rajonin e Arktikut, ndërsa do të jetë i gatshëm deri në vitin 2020. Projekti, ndërkaq, sipas Rusisë njihet si sistemi ‘Status- 6’ dhe është 24 metra e gjatë.

“Kanyon” është në gjendje për t’u përballur me valët e cunamit të lartë deri në 500 metra, posedon një fuqi bërthamore prej 100 megatonësh, është imune ndaj predhave, laserëve dhe do të shërbejë për sulme parandaluese.

Përveç kësaj, “Kanyon” është e pajisur me teknologjinë ‘Stealth’ për të qenë e padukshme ndaj detektimit.

Moska zyrtare ka mohuar se posedon një armë të tillë.

(Kosova Sot Online)