Armend Zemaj shpërndan maska në Podujevë

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 13:28
Armend Zemaj shpërndan maska në Podujevë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shpërndarë sot maska në qytetin e Podujevës bashkë me të rinjtë e organizatës Pen.

“Shpërndarja e maskave gjatë ditës në qyetin e Podujevës bashkë me të rinjët e organizatës Pen është pjesë e projektit të rradhës, “Be ëith us”, projekt ky i mbështetur edhe nga Ambasada e Japonisë në Kosovë dhe UNICEF”, shkruar Zemaj në Facebook.

Ai ka thënë se e kanë të konfirmuar se së shpejti do të marrin edhe ndihma të reja nga UNICEF.

“Tashmë kemi të konfirmuar se shumë shpejt do të marrin edhe një mbështetje tjetër nga UNICEF e që ka të bëjë me pajisje mbrojtëse profesionale me mbi 30 tonë si dhe nga Japonia ndihmën e rradhës me medikamente për Sars Covid 19. Gjatë aktivitetit të sotëm ishim të shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi, nënkryetari i Podujevës Nexhmi Rudarin si dhe Bujar Fejzullahun drejtor i PEN”, ka shkruar Zemaj.

 

Shpërndarja e maskave gjatë ditës në qyetin e Podujevës bashkë me të rinjët e organizatës Pen është pjesë e projektit...

Publiée par Armend Zemaj sur Vendredi 28 août 2020

(Kosova Sot Online)