Testi i shpejtë prej pesë dollarësh ndryshon lojën në zbulimin e COVID-19

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 14:26
Testi i shpejtë prej pesë dollarësh ndryshon lojën në zbulimin e COVID-19

“Abbott Labs” mori miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-ve për prodhimin e testit të shpejtë të antigjenit, i cili mund të zbulojë brenda 15 minutave infeksionin e COVID-19.

Testi është një “ndërrim loje”, sipas Brett Giroir, ndihmës sekretarit amerikan për shëndetësinë në Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, raporton CNN.

Autorizimi është marrë për BinaxNOW Covid-19 Ag Card të Abbottit. Madhësia e një kartele bankare, BinaxNOW do të kushtojë pesë dollarë dhe do të vijë me një aplikacion celulari falas që do të lejojë njerëzit të testohen përmes një leje shëndetësore të përkohshme, të vulosur në datë, e cila rinovohet sa herë që bëhet një testim i ri.

Testi i antigjenit, në të cilin përfshin një shtupë të hundës, përdor të njëjtën lloj teknologjie si për një test gripi. Abbott ka njoftuar për prodhimin e 50 milionë testeve BinaxNOW deri në muajin tetor.

“Shkalla masive e këtij testi dhe aplikacioni do të lejojnë dhjetëra miliona njerëz që të kenë qasje në testime të shpejta dhe të besueshme”, tha Joseph Petrosino, profesor i virologjisë në Baylor College of Medicine.

“Me një test të shpejtë antigjeni, ju merrni menjëherë rezultatin. Kjo do të bëjë që njerëzit e infektuar të mos shihen në rrugë dhe të karantinohen”, tha ndër të tjerash ai.

Ndryshe, testet e antigjenit, të cilat kërkojnë pjesë të virusit, nuk janë aq të besueshme sa testet tradicionale të reaksionit të zinxhirit Polymerase, të cilët kërkojnë materialin gjenetik të virusit. 

(Kosova Sot Online)