Kosova e Serbia do të dialogojnë në Bruksel derisa t’i zgjidhin përgjithmonë të gjitha çështjet

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 14:47
Kosova e Serbia do të dialogojnë në Bruksel derisa t’i zgjidhin përgjithmonë të gjitha çështjet

Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë deri të gjenden zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet e hapura.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, që thotë se takimet në nivelin e ekspertëve dhe në nivelin e lartë politik brenda dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë derisa të gjenden zgjidhje të pranueshme reciprokisht për të gjitha çështjet e hapura një herë e përgjithmonë.

Pasi u pyetën nga korrespodentët e Brukselit për të sqaruar saktësisht se çfarë u diskutua në takimin e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia, pas së cilës të dyja palët lëshuan deklarata kontradiktore, Stano përsëriti se BE-ja si ndërmjetëse nuk dëshiron të komentojë “çdo hap” të procesit.

Ndërkaq, koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka thënë se Serbia është treguar jokonstruktive në takimin që kanë pasur dje në Bruksel në nivel ekspertësh.

(Kosova Sot Online)