Po e mashtrojnë popullin, as me këtë qeveri nuk do të arrihet liberalizimi i vizave!

Po e mashtrojnë popullin, as me  këtë qeveri nuk do të arrihet liberalizimi  i vizave!
Po e mashtrojnë popullin, as me  këtë qeveri nuk do të arrihet liberalizimi  i vizave!

Riza Smaka

  • 28 August 2020 - 07:52

Shkruan: Riza Smaka

“Si e tillë, as Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, edhe nga shkaku i apatisë politike mbase edhe mungesa e vullnetit politik energjetik, jo që nuk do të mundë të luftojë, por, as të përballej me korrupsionin dhe krimin e organizuar, me defektet funksionale të administratës publike të stërfryrë numerikisht as të prokurorive e të gjykatave. Ndaj, vërejtjet e funksionarëve përkatës të BE-së në këtë drejtim, janë imptome paralajmëruese se as gjatë këtij viti nuk do të mund të pritej liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë , të dënuar për t’i vuajtur pasojat pushtetare korruptive e ilegale”.

-Sikundër edhe qeveritë paraprake, as Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës , nuk është e organizuar sipas Ligjit për Qeverinë,nga se edhe pse kërkohet me Kushtetutë, nuk ekziston ai Ligj-siç, në një anë dhe, si e tillë, ka numër të stërmadh të ministrive dhe numër enorm të funksionarëve publikë krejtësisht të panevojshëm por, për paranë e popullit, hargjues të paskrupullt, në anën tjetër! Së andejmi, edhe Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, del të jetë e pa ligj, apo, ilegale dhe, fillimisht, korruptive për kah numri i stërmadh i ministrive dhe njësive organizative të administratës publike si dhe i funksionarëve publikë ,shumica e tyre , tërësisht të panevojshëm, të padobishëm, të mirë paguar dhe të mirë privilegjuar por në dëmin e parasë së popullit të përvuajtur!



Qeveria e Republikës së Kosovës do të duhej të ishte e organizuar sipas Ligjit për Qeverinë dhe, në atë mënyrë, paraprakisht, do të fiksohej numri i ministrive dhe i funksionarëve qeveritarë, për secilën ministri si dhe për çdo titullarë të funksioneve publike do të definoheshin dhe caktoheshin konkretisht të përshkruara funksionet, punët dhe detyrat zyrtare! Në anën tjetër Qeveria e Republikës së Kosovës do të kishte, në vend të një duzine, deri në shtatë ministri dhe ,shumëfish më pak titullarë fiktivë të funksioneve publike. Konkretisht, Qeveria e Zvicrës, shtet i përbërë dhe shumëfish më i pasur se sa Kosova, i ka gjithsejtë shtatë ministra pra ministri ashtu që një sish për një vit e ushtron funksionin e kryeministrit. Pra ajo qeveri , ndryshe e përgjegjshme, efikase dhe eficiente, konvencionalisht, i ka gjithsejtë gjashtë ministri. Në anën tjetër Qeveria e Republikës së Kosovës ka afër tri herë më shumë ministra përkatësisht ministri! Sikundër dihet SHBA-të nuk kanë qeveria klasike por ekzekutiv i cili gjithsejtë i ka këto 14 departamente – ministri: për Bujqësi, për Tregti, për Mbrojtje, për Edukim, për Energji, për Shëndetin dhe Shërbimet Publike, për Banim dhe Zhvillimin Urban, për Punët e Brendshme, për Drejtësi, për Punë, për Shtetin dhe për Transport ( Outline of U.S. Government, OIIP, US Departament of State, 2020, p.67). Sipas “logjikës qeveritare kosovare”, Qeveria e Zvicrës ,në vend të 7 ministrive ,do t’i kishte pasë së pakut 30 sosh e, ekzekutivi i SHBA-ve , në vend të 14 departamenteve – ministrive do t’i kishte pas së pakut 170 të tilla! Ndryshe, nuk dihet ndonjë shtet i demokratik parlamentar bashkëkohorë që ekzekutivin , në vend, sipas ligjit, e organizon ad hoc, sipas hireve , kompromiseve politike korruptive , apetiteve pushtetare, ambicieve funksionale e financiare, çfarë është rasti në vendin tonë. Për të qenë e keqja edhe më e spikatur, Qeveria e organizuar jo sipas Ligjit për Qeverinë por sipas aktit nënligjor qeveritar – alias, del të jetë inflative , hargjuese e papërgjegjshme e parasë publike dhe për aq jo efikase dhe jo eficiente.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".