119 raste pozitive dhe 154 të shëruar me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 15:06
119 raste pozitive dhe 154 të shëruar me Covid-19 në Kosovë

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë shënuar 119  raste me koronavirus, nga 480  mostra të testuara.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar të dhënat e 24 orëshit të fundit teksa ka njoftuar se janë shëruar edhe  154 pacientë të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

 

154 TË SHËRUAR DHE 119 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Vendredi 28 août 2020

(Kosova Sot Online)