Zemaj nuk përjashton mundësinë e ashpërsimit të masave kundër Covid-19

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 22:49
Zemaj nuk përjashton mundësinë e ashpërsimit të masave kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nuk mpërjashton mundësinë e ashpërsimit të masave kundër Covid-19 në vend. Por sipas tij, nëse do të respektohen masat aktuale kundër koronavirusit nuk do të ketë nevojë për një gjë të tillë.

“Asnjë masë nuk do ta marrim pa informim paraprak me qytetarët, kryetarët e komunave dhe institucionet tjera. Por nëse ne e rrisim kujdesin atëherë nuk do të kemi nevojë për masa shtesë. Nëse ka nevojë do të marrim edhe masa të tjera më radikale për të mbrojtur shëndetin”, tha Zemaj.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,100 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

(Kosova Sot Online)