Melania duket sikur s’e duron dot Ivankan – një tjetër video po bëhet virale

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 23:41
Melania duket sikur s’e duron dot Ivankan – një tjetër video po bëhet virale

Thashethemet për ekzistencën e një tensioni midis Zonjës së Parë të SHBA’së, Melania Trump dhe vajzës së bashkëshortit të saj, Ivanka Trump u përforcuan në natën e fundit të Konventës Kombëtare Republikane (RNC), këtë të enjte. Gjithë vëmendja e mediave sociale nuk u përqendrua tek eventi, por te momenti kur Melania përshëndeti Ivanka-n.

Ivanka Trump, vajza e Donald Trump me gruan e tij të parë, Ivana, shërben gjithashtu si këshilltare e Shtëpisë së Bardhë. Ajo sapo kishte prezantuar të atin për fjalimin e pranimit dhe po largohej kur u përshëndet nga Melanian, e cila ia ktheu përshëndetjen me një buzëqeshje, që u shndërrua në çështjen e ditës në internet.

Melania u pa duke i buzëqeshur Ivankas, por shprehia e saj u ngurtësua sapo Ivanka ktheu kurrizin. Kjo video e ndryshimit të shpejtë të shprehive të Melania Trump është bërë virale, duke grumbulluar mbi 5 milionë shikime në më pak se tre orë pasi u shpërnda në Twitter.

Hidhini një sy dhe gjykojeni vetë!

(Kosova Sot Online)