Gjakovë: Dy të dyshuar e godasin me kombi e pastaj e rrahin me shufra metalike viktimën

  • E.K /
  • 29 August 2020 - 10:18
Gjakovë: Dy të dyshuar e godasin me kombi e pastaj e rrahin me shufra metalike viktimën

Një rast i rëndë i tentim-vrasjes ka ndodhur dje në Gjakovë.

Viktima ka raportuar në polici se është goditur nga një kombi me targa vendore, nga ku më pas nga ai automjet kishin dalë dy të dyshuar.

Të njëjtit më pastaj e kishin goditur viktimën me shufra metali dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut gjendja e tij është stabile.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, janë duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)