Për ta zaptuar pozitën e presidentit këta krye hajna janë gati ti shkatërrojnë themelet e shtetit

Për ta zaptuar pozitën e presidentit këta krye hajna janë gati ti shkatërrojnë themelet e shtetit
Për ta zaptuar pozitën e presidentit këta krye hajna janë gati ti shkatërrojnë themelet e shtetit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 29 August 2020 - 09:11

Shkruan: Reshat Badallaj

“E kuptuat se c´thonë ata zagarët dhe langonjtë që kanë dal nga bishtat e UDB-së, kopilët e Titos që quhet LDK? Thonë se presidenca kalon nëpër zyrat e LDK-së, (kupto UDB-së), sepse këtyre ndër dej u buron gjaku titist. Po dihet ore ju burra, se ne ju njohim juve se jeni pazarexhi. Po kur u zgjodh kryebanditi ose krye mafiozi që ju i thoni kryeministër ose president pa pazare. Folni qelbësira kur u zgjodh pa pazare? Pa asnjë dallim këtu, në këtë kope futën edhe ata tyxharët e ati djalit të Gjokos, si i thoni atij, Ramush Aga, ai që kishte ushtruar në mulli duke ngritur thasë e duke ngarkuar gomarët dhe kuajt, sepse jemi mësuar kur ka ardhur puna me nda hisen e pushtetit, ky shkokordhani që thoshte jo se e fali Çakorrin, por do falte plëng e shtëpi”.

-Është e pritshme të ndodhë çdo gjë në Kosovës nga bandat politike, sepse jemi dëshmitar të kohës se që nga pas lufta e deri më sot, këta kanë dëshmuar se nuk janë asgjë tjetër pos bandave por natyrisht se të udhëhequr nga kryebanditët, krye hajnat dhe kopilët e Titos. Pra, për të kuptuar më mirë janë dëshmuar se këta banda nuk kanë punuar asgjë, ama asgjë për vendin ose për qytetarin e Kosovës, pos interesave të tyre politike dhe personale se si ta kapin pushtetin dhe pastaj të vjedhin shtetin deri në palcë dhe me për këtë, nga leckamanët e deri djeshëm janë bërë super milionerë, më të kamur se sheikët dhe se kanë siguruar pasuri për më së pakut 30 breza. Pra, kur kanë humbur bandat dhe kryebanditët që nuk e kapnin pushtetin, e bënin vendin hallakamë, nuk linin gur e dru pa e lëvizur me kanalet e nëntokës kriminale dhe pastaj e bënin Kosovën sallamadi dhe askush nuk i trazonte sepse ata kopilët e Titos dhe ky farë plehu që po i thonë sistem i gjyqësisë, nuk i´a prishte kut tymin e duhanit prej këtyre dilinxhive dhe kopilëve të kopilhanes.

Dua të them se çdo gjë është e mundur për interesat e tyre, pra të kësaj kopeje hajnash e banditësh, ndërkaq, do të duhej çuditur po që se këto banda do punonin për vendin dhe qytetarin e saj, nëse do punonin për interesa kombëtare dhe shtetërore! Pra, sa e sa herë kemi thënë se qëllimi i këtyre bandave dhe kryebanditëve janë pazaret e pista. Ne jetojmë me një Kosovë të vogël sa një grusht dhe njihemi të gjithë, pra këta krye kopuk deri dje e kanë ngrënë sapunin për djathë, nuk dinin nga shkonin e nga vinin. Edhe sot këta dilinxhi ecin me fodullëk rrugës kinse e kanë kapur Zotin për koke! Kot e keni se shumë larg jeni me dijeni. Prandaj lëreni ata salltanet ore qelbësira se bisht qeni keni për të mbetur sa të jetë toka e qielli. Prandaj këta janë dhe dalin nga hiri i asaj zezenaje, prandaj koha ka treguar se këta të gjithë janë të pa besë, të zënë prite dhe të presin në besë dhe të godasin prapa kurrizit dhe kafshojnë helmueshëm si gjarpri nën gjethe. Kështu i thonë ati dilinxhiut të Haxhi Brojës që i thonë Hashim Zeza, dhe ditë të bardhë mos pafshin që për interesa të tyre kryebanditësh falën jo më pak se 8 mijë e ca hektarë. Këta janë me gërshërë në duar para hartave për të copëtuar edhe pjesë të tjera të Kosovës që na e la zoti hise, e këtyre po ju them hapur, zoti jua theftë e përmbysët edhe kaptellin e djepit, sepse fati i këtyre kështu është i shkruar për tu mallkuar e ndëshkuar”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".