Maturantët edhe me masa kundër Covid-19 nxjerrin testin në Facebook

  • E.K /
  • 29 August 2020 - 10:48
Maturantët edhe me masa kundër Covid-19 nxjerrin testin në Facebook

Maturantët edhe pse në kushte pandemie kanë arritur që ta shpërndajnë testin e maturës shtetërore 2020 në rrjete sociale.

Fotografi me pyetjet e testit po qarkullojnë në rrjetin social Facebook, e ku shihen maturantët duke kopjuar nga njëri-tjetri.

Mbi 26 mijë maturantë i janë nënshtruar sot testit në të gjithë territorin e Kosovës.

Edhe këtë sikur vitet e tjera maturantët kanë arritur që pyetjet e testit t’i nxjerrin në internet dhe të kopjojnë pavarësisht se këtë vit rregullat janë më strikte në ambientet ku po mbahen testet si pasojë e Covid-19.

(Kosova Sot Online)