Ndërron jetë fëmija 1 vjeç , i infektuar me COVID-19

  • E. /
  • 29 August 2020 - 11:04
Ndërron jetë fëmija 1 vjeç , i infektuar me COVID-19

Një afrikano-amerikan, 1 vjeçar, vdiq nga koronavirusi në Gerogia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas hetimeve ai fillimisht pati ethe dhe pas komplikimeve ndërroi jetë, ndërkohë kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas Departamentit të Shëndetit Publik kjo është mosha më e re e një qytetari amerikan që ndërron jetë nga COVID-19, që nga fillimi i pandemisë.

Drejtori i komunikimit për Shëndetin Publik tha për CNN se vogëlushi kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

(Kosova Sot Online)